Peshqit e ngordhur 'pushtojnë' plazhin, para se të zhduken në mënyrë misterioze

  • A.P /
  • 10 July 2020 - 07:55
Peshqit e ngordhur 'pushtojnë' plazhin, para se të zhduken në mënyrë misterioze

Kur brigjet e një deti pushtohen nga mijëra peshq të ngordhur, është më të vërtetë një shenjë e keqe, mirëpo kur të gjithë këta peshq, zhduken pas disa orëve, misteri bëhet edhe më i frikshëm. Biologët detarë dhe ekspertët e jetës nënujore kanë mbetur të humbur dhe krejtësisht të paaftë për ta shpjeguar këtë fenomen.

Misteri ka filluar pasditen e 2 shtatorit të vitit 2015, kur disa njerëz, që kishin shkuar për ta shijuar plazhin e Kuinsllëndit në Australi, kishin vërejtur që shumë peshq të ngordhur, e disa duke ngordhur, ishin shfaqur në plazh. Ekspertët ishin lajmëruar menjëherë, mirëpo kur ata kishin mbërritur, peshqit ishin zhdukur të gjithë, në mënyrë të pashpjegueshme, duke mos lënë gjë të analizohej. 

(Kosova Sot Online)