Shtëpia misterioze Winchester

  • A.P /
  • 13 July 2020 - 08:12
Shtëpia misterioze Winchester

Shtëpia misterioze Winchester, në fakt është një vilë që gjendet në qytezën San Hoze të Kalifornisë. Dikur ajo ishte rezidencë personale e Sara Winchesterit, vejushës së Williamit, i cili ishte i biri i Oliverit, një magnati të madh, sipas të cilit edhe e mori emrin pushka Winchester. Kjo shtëpi ka 160 dhoma, të cilat në fakt janë të renditura ashtu që përbëjnë një labirint.

Oliver Fischer Winchester vdiq në vitin 1880, e pa kaluar mirë një vit, nga TBC-ja vdiq edhe i biri i tij, William. Më pas jetë ndërroi edhe mbesa e tij Anny, kështu që Sara, gruaja e tij, trashëgoi një pasuri të madhe. Fati i keq e detyroi Sarën që t'u drejtohej për ndihmë mediumeve spirituale, meqë mendonte se familja është e pushtuar nga djajtë. Magjistarët i thanë se familja, për shkak të viktimave të rëna nga pushka Winchester, ishte duke përjetuar ndëshkimin. Ata i kishin thënë familjes që ta ndërtonin një shtëpi të madhe ku do të rrinin shpirtrat. Shtëpia nuk duhej të përfundohej asnjëherë së ndërtuari.  

(Kosova Sot Online)