Pesë vendet më të tmerrshme në botë

  • E.K /
  • 13 July 2020 - 15:02
Pesë vendet më të tmerrshme në botë

Hijet e Rrugës së vdekjes Kjo rrugë është e njohur për shpirtrat e shumtë që rrinë aty, e që mendohet të jenë shpirtrat e njerëzve që kanë vdekur aksidentalisht në trafik, në autostradë, pastaj të viktimave të vrasjeve, etj.

1. Minierat e Parisit

 Vizita në këto miniera është e ndaluar e arsyeja e kësaj ndalese qëndron te legjendat e kulteve antike, shpirtrave dhe krijesave që thuhet se mbajnë nën kontroll tunelet e minierave.

2. Muzeu i gjenocidit "Tuol Sleng"

Ky muze ishte bazë ku dërgoheshin të burgosurit për t'u torturuar. Disa edhe kishin vdekur nga torturat. Mendohet se ky vend është i pushtuar nga hiç më pak se 17,000 shpirtra. Athua kush dhe si i ka numëruar? 'Zet e një, 'zet e dy...

3. Hijet e Rrugës së vdekjes Kjo rrugë është e njohur për shpirtrat e shumtë që rrinë aty, e që mendohet të jenë shpirtrat e njerëzve që kanë vdekur aksidentalisht në trafik, në autostradë, pastaj të viktimave të vrasjeve, etj

4. Helltaun

Vet emri i këtij qyteti, Helltaun, që në shqip i bie Qyteti-ferr, na bën që të na shkojnë të dridhurat poshtë shpinës dhe të na mbulojnë djersë të ftohta. Ky qytet ka një rrugë qorre, e cila mban një emër po aq bombastik, sa edhe vet qyteti - rruga në fjalë quhet Fundi i botës. Sipas legjendës, ky qytet është i pushtuar nga shpirtrat, gjarpërinjtë e mëdhenj, satanistët dhe, merreni me mend, thuhet se aty gjendet edhe një pemë që ecën.

5. Shtëpia Riddle

Kjo shtëpi ka një histori të pushtuar nga djajtë. Një nëpunës i quajtur Joseph dikur këtu kishte bërë vetëvrasje. Tani thuhet se shpirti i tij "jeton" në nënkulmin e shtëpisë. Shpirti i Josephit i urren meshkujt dhe i sulmon të gjithë ata që hyjnë në këtë shtëpi.

(Kosova Sot Online)