E tmerrshme: Kur kujtimet të bllokohen në një ditë!

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 07:59
E tmerrshme: Kur kujtimet të bllokohen në një ditë!

Pasi që kishte pësuar një goditje me kokë, truri i britanikes Nikki Pegram nuk është në gjendje që të krijojë kujtime të reja. Afër shtratit mban ditarin, në të cilin shkruan: "Lexoje sapo të zgjohesh". Në fakt, kjo 28- vjeçare zgjohet çdo mëngjes, duke besuar se është 15 tetori i vitit 2014. Mu atë ditë ajo kishte goditur me kokë një shtyllë metalike dhe, nga ajo ditë, truri i saj nuk mban më mend dhe nuk krijon kujtime të reja. Kujtimet e mëparshme janë të ruajtura.

Edhe pasi që ajo e lexon ditarin sapo zgjohet nga gjumi, nuk ka "bir nëne" që mund ta bindë se atë ditë nuk është 15 tetori i vitit 2014. Atëherë asaj i del në ndihmë burri i saj, Chris Johnson. Çdo ditë të lume ai me durim ia shpjegon gruas së vet se çka i kishte ndodhur. Nikki në fillim nuk e pranon këtë, fillon të qajë, e më pas e merr ditarin përsëri dhe e lexon. Nikki çdo ditë befasohet se sa është rritur i biri i saj, meqë e mban mend atë siç ishte më 15 tetor të vitit 2014. E tmerrshme! 

(Kosova Sot Online)