Dëshmi të shumta rreth civilizimeve të përparuara antike

  • A.P /
  • 16 July 2020 - 08:15
Dëshmi të shumta rreth civilizimeve të përparuara antike

Pas analizimit të rreth 100,000 galaktikave, ekspertët kanë regjistruar se 50 galaktika kanë nivele tepër të larta të rrezatimit, gjë që sugjeron se ai rrezatim shkaktohet nga qeniet inteligjente. Kjo ka ndikuar që shkencëtarët të thonë se 50 galaktika demonstrojnë shenja të qarta se përmbajnë civilizime të përparuara.

Këto deklarata bazohen në faktin se ekspertët mendojnë që, në ato galaktika, dikush është duke shfrytëzuar "energjinë e yjeve" duke nxjerrë sasi enorme të nxehtësisë me atë proces. Ky studim është bërë nga shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. Jason Wright nga Qendra për ekzoplanetë dhe botë të banueshme pranë Universitetit të Pensilvanisë dhe është botuar në revistën "Astrophysical Journal". 

(Kosova Sot Online)