Hulumtuesit britanikë po punojnë për dërgimin e një mesazhi për jashtëtokësorët

  • E.K /
  • 18 July 2020 - 11:27
Hulumtuesit britanikë po punojnë për dërgimin e një mesazhi për jashtëtokësorët

Hulumtuesit britanikë kanë bërë përpjekje që ta nxjerrin një mesazh për ta dërguar në hapësirë, me shpresën që ky mesazh do t'ju bie në sy jashtëtokësorëve dhe si rrjedhojë do të përshpejtohet gjetja e evidencave për ekzistencën e tyre. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që dikush ka dalë me një ide të tillë, pasi që edhe në të kaluarën është diskutuar gjatë për këtë temë.

Ndër figurat më eminente, që e ka kundërshtuar një gjë të tillë, me arsyetimin që duke vepruar kështu ne mund ta tërheqim vëmendjen e jashtëtokësorëve të dhunshëm, ka qenë fizikani i shquar, Stephen Hawking. Megjithatë, ka pasur edhe shumë njerëz që i kanë kundërshtuar pretendimet e tij dhe të tjerëve, në mesin e të cilëve edhe Dr. Sandberg nga Institutit për të Ardhmen e Njerëzimit në Universitetin e Oksfordit, që e ka quajtur budallallëk faktin që dikush mund të mendojë që jashtëtokësorët do të vijnë të na hanë apo të na pushtojnë.

(Kosova Sot Online)