Vende të panjohura, por tmerruese

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 14:45
Vende të panjohura, por tmerruese

Dera e xhehenemit, Turkmeni Afër fshatit Derveze në shkretëtirën Karakum gjendet një gropë e madhe që vjell zjarr. Dera e xhehenemit, sikur që quhet kjo gropë me gaz që digjet vazhdimisht, ishte krijuar nga inxhinierët rusë në vitin 1971. Ata mendonin se do të gjenin naftë, por kur filluan gërmimet, hasën në gaz dhe çdo gjë përfundoi. Të frikësuar se gazi do ta rrezikonte një fshat aty afër, si dhe të bindur se djegia e gazit do të zgjaste vetëm disa javë, inxhinierët e hodhën një shkrepëse të ndezur në atë gropë. Ajo vazhdon që të digjet edhe sot e kësaj dite. Varret e anijeve në Mujnak, Uzbekistan Një parking i frikshëm i anijeve të ndryshkura - ja çka është Mujnaku në të vërtetë.

Dikur ai ishte qyteti i vetëm liman i Uzbekistanit dhe një shtytës i vërtetë i zhvillimit ekonomik. Por, si pasojë e peshkimit të tepruar dhe për shkak të përzierjes sovjetike, Deti Aral u tha. Anijet vazhdojnë që të qëndrojnë aty, të braktisura dhe të gatshme që të na i fusin ethet në bark. Jatinga, Indi - vetëvrasja masive e zogjve Jatinga gjendet në Qarkun Dima Hasao në shtetin Asam të Indisë dhe njihet më shumë për vrasjet masive misterioze të zogjve Legjenda thotë se, në një kohë të caktuar të vitit, zogjtë shkojnë në Jatinga dhe gjuhen me shpejtësi, duke ngordhur pasi që të përplasen për toke.

Shkencëtarët nuk e dinë ende a ndikon uria e zogjve, apo ndonjë faktor tjetër që i bën zogjtë ashtu të gjuhen pa u hamendur. Oradour-sur-Glane, Francë - qyteti fantazmë Më 10 qershor të vitit 1944, trupat gjermane "Nazi-Waffen SS" gjendeshin në fshatin francez të pushtuar nga nazistët, të quajtur Oradour-sur-Glane, duke masakruar 642 banorë, duke përfshirë edhe gra e fëmijë. Në mëngjes, fshati u bllokua nga nazistët, të cilët mblodhën që të gjithë në shesh, gjoja për t'ua kontrolluar dokumentet. Gratë dhe fëmijët u mbyllën në një kishë, kurse të gjithë meshkujt ndanë në gjashtë hangarë. Gjermanët në fillim ua plagosën këmbët, e kur ata më nuk mund të iknin, i lagën me naftë dhe ua dhanë zjarrin. Në ndërkohë, një zjarr tjetër u ndez në kishë dhe ata që mundoheshin që të dilnin nga dritaret, vriteshin menjëherë. Nuk habit fakti që tërë ky fshat tani është i pushtuar nga shpirtrat.

(Kosova Sot Online)