Vende të panjohura, por tmerruese

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 14:57
Vende të panjohura, por tmerruese

Sanzhi, Taivan - "shtëpitë UFO" Shtëpitë e ashtuquajtura "shtëpitë UFO" filluan që të ndërtoheshin në vitin 1978, si pjesë e një plani për joshjen e turistëve. Por, në vitin 1980 ky projekt u braktis për shkak të mungesës së fondeve, për shkak të disa aksidenteve fatale të trafikut, si dhe disa rasteve të vetëvrasjeve që ndodhën në këtë vend ndërtimesh. Besohej se këto të këqija ndodhnin meqë ishte thyer një statujë e dragoit në hyrje të këtij lokaliteti, gjë që, sipas besimeve lokale, liron shpirtrat e këqij. Por, në këtë vend gjenden edhe varret e ushtarëve holandezë.

Tregu fetish "Akodessewa", Togo V etë emri i këtij tregu disi të bën të rrëqethesh nga frika. I vendosur në kryeqytetin e Togos, Lomé, ku edhe ka lindur magjia vudu, ky treg është një lloj vendi i furnizimit për të gjitha fetishet e mundshme, si dhe për gjithçka tjetër që duhet për ritualet vudu. Aty mund të gjeni grumbuj të tërë kafshësh të ngordhura, bile edhe eshtra njerëzish në etapa të ndryshme të kalbjes, të cilat përdoren për heqjen e magjive të zeza. Arkivolet e varur në Sagada, Filipine Pjesëtarët e fisit Igorot besojnë se nëse "varrosen" në ajër, do të jenë më afër xhenetit.

Paraardhësit e tyre frikësoheshin që të varroseshin në tokë, për shkak se e dinin se, me kalimin e kohës, ata do të kalbeshin nga lagështia. Në kërkim të një vendi ku trupat e tyre do të ishin të sigurt, ata filluan që t'i varnin arkivolet nëpër shkëmbinj. Më pas, një fis kundërshtar kishte tentuar që t'i merrte këto arkivole dhe t'ua hiqte kokën të vdekurve, gjë që ndikoi te pjesëtarët e fisit Igorot që t'i varin arkivolet e tyre në vende edhe më të papërshtatshme. Aokigahara, Japoni Në hyrje të malit japonez me këtë emër gjenden shumë mbishkrime, të llojit: "Ju lutemi që ta konsultoni policinë para se të vendosni që të vdisni", apo "Jeta është një dhuratë e çmueshme, e dhënë nga prindërit tuaj".

Shkaqet për mbishkrime të tilla kanë të bëjnë me faktin se në këtë mal, i cili është tejet i dendur, njerëzit bëjnë vetëvrasje me të madhe. Të rritur mbi një tokë vullkanike, drunjtë e këtij mali janë aq të mëdhenj dhe të dendur, saqë po hyre një herë në mal vështirë se mund ta gjesh rrugën për të dalë. Në mal për më tepër nuk funksionon asnjë kompas për orientim, për shkak të fushës së lartë magnetike, që vjen nga toka vullkanike. Aty ka edhe gropa tejet të thella, në të cilat po re njëherë, nuk ka bir nëne që mund të të nxjerrë. Çdo vit vullnetarët gjejnë deri në 70 kufoma në këtë mal. Thuhet se numri i të vdekurve është shumë më i madh, por qeveria i mban sekrete shifrat.

(Kosova Sot Online)