Problemi qëndron te ne, e jo te alienët?!

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 11:23
Problemi qëndron te ne, e jo te alienët?!

Ndoshta, derisa lexoni këtë artikull, ndonjë civilizim i jashtëtokësorëve është duke tentuar që të na kontaktojë. "Por, ne mund të mos jemi në nivelin e tyre të zhvillimit, që të mund t'i kuptojmë porositë e tyre", thotë dr. Nathalie Cabrol, njëra nga kërkuesit kryesorë të Institutit SETI në Kaliforni, e cila me dekada është në kërkim të çdo sinjali që mund të vijë nga jashtëtokësorët.

Dr. Cabrol thotë se njerëzit gjenden në prag të gjetjes së mikroorganizmave në sistemin diellor, por ajo thotë se gjenerata jonë nuk do ta presë momentin e zbulimit të jashtëtokësorëve inteligjentë. "Shikoni sa kemi përparuar gjatë 100 viteve të fundit", thotë ajo."Nëse ekziston ndonjë civilizim, i cili është vetëm 1000 vjet më i vjetër se ne, që ka zhvilluar teknologji të ngjashme, mund të jetë duke tentuar që të kontaktojë me qeniet e tjera inteligjente në gjithësi. Ne e shikojmë gjithësinë nga perspektiva jonë, por nuk mund ta dimë se si mendojnë alienët", përfundon ajo.

(Kosova Sot Online)