Zbulohet 'lëkura' që na bën të padukshëm?

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 11:31
Zbulohet 'lëkura' që na bën të padukshëm?

Ndonëse Harry Potter nuk e ka pasur problem që të lëvizte, pa u vërejtur, për shkak të asaj se ai kishte mundësi të bëhej i padukshëm, arritja e kësaj në jetën reale deri më tani ka qenë një gjë shumë sfiduese. Megjithatë, shkencëtarët në Departamentin për Energji në SHBA më në fund kanë arritur ta gjejnë një zgjidhje në formën e një materiali shumë të hollë, që është në gjendje ta bëjë një objekt të vogël krejtësisht të padukshëm.

Ndonëse duhet bërë një punë e madhe për të mbërritur në nivelin e aftësisë për t'u zhdukur të Harry Potter-it, shkencëtarët janë shumë optimistë që në të ardhmen, teknologjia që ata e kanë zbuluar mund të përparojë aq shumë saqë të përdoret edhe për 'zhdukjen' e objekteve tjera, me madhësi normale.

(Kosova Sot Online)