Në Liverpul të Anglisë shihet një ufo në formë diamanti

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 11:35
Në Liverpul të Anglisë shihet një ufo në formë diamanti

Kjo dritë e çuditshme është parë në qiellin e Liverpulit dhe pas raportimeve të para, njerëz të shumtë ishin mbledhur për ta soditur objektin e ndritshëm, në formë diamanti, që pulsonte, duke u bërë më i ndritshëm dhe më i madh kohë pas kohe.

Objekti në fjalë për herë të parë ishte vërejtur në orët e hershme të mëngjesit dhe banori i Liverpulit, Matthew Oliver, kishte arritur ta filmonte këtë fenomen të çuditshëm, të cilin më pas e kishte postuar në internet bashkë me përshkrimin: "Ma pati zënë syri këtë objekt që ndriçonte vazhdimisht. Ai pulsonte vazhdimisht dhe nganjëherë bëhej më i ndritshëm. Ia pata arritur ta marrë kamerën dhe e pata incizuar këtë objekt të fuqishëm". Hulumtuesit e dukurive paranormale kanë qenë të shpejtë për ta cilësuar këtë objekt si UFO.

(Kosova Sot Online)