Kur në vend të të reshurave, nga qielli bien zhaba dhe peshq

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 12:22
Kur në vend të të reshurave, nga qielli bien zhaba dhe peshq

Disa fenomene natyrore ka kohë që intrigojnë shkencëtarët. Në vitin 1686 ishte parë një breshër, i cili në qendër përmbante disa fara misterioze. Ndërsa në vitin 1841 në Boston ishin shënuar të reshura me peshq, në Dublin kishin rënë nga qielli lajthi të shndërruara në gurë, derisa në Kaliforni, por edhe Itali, shiu kishte pamje të gjakut. Në një rast, nga qielli kishin rënë edhe disa aligatorë. Kjo dukuri, e cila çdo vit paraqitet diku në botë, i habit shkencëtarët.

Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë se kjo dukuri paraqitet ashtu që ajri ngreh lart organizmat e ndryshëm, duke i dërguar në një lokalitet tjetër, kjo teori nuk është e bazuar, meqë nuk shpjegon pse era, në mënyrë selektive, merr vetëm një lloj të organizmave. Një mister tjetër është se si qeniet e gjalla, p.sh. zhabat, i mbijetojnë turbulencës dhe bien në tokë të parënduara. Analizat e shiut të kuq, që kishte rënë në Indi në vitin 2001, kanë treguar se grimcat që kishin rënë nga qielli përmbanin një ADN të panjohur për ne, i cili shumohej në një temperaturë më të lartë se 120 shkallë Celsius.

(Kosova Sot Online)