Këto dy nxënëse të klasës së 10 zbuluan një asteroid që po lëviz drejt tokës

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 09:16
Këto dy nxënëse të klasës së 10 zbuluan një asteroid që po lëviz drejt tokës

Dy nxënëse indiane kanë zbuluar një asteroid i cili ngadalë po zhvendos orbitën e tij dhe po shkon drejt Tokës, shkruan CNN

Radhika Lakhani dhe Vaidehi Vekariya, të dyja nxënëse në klasën e 10-të, po punonin në një projekt shkollor kur zbuluan asteroidin, të cilin e quajtën HLV2514.

Radhika Lakhani stands on the left with her project partner Vaidehi Vekariya.

Vajzat, nga qyteti Surat në shtetin perëndimor Indian të Gujarat, ishin duke marrë pjesë në një projekt të Space India dhe NASA, i cili lejon studentët të analizojnë imazhet e marra nga një teleskop i pozicionuar në Universitetin e Haëaii-t.

Aakash Dwivedi, arsimtar dhe astronom në Space India, i tha CNN se studentët në të gjithë Indinë u mësuan se si të zbulojnë trupat qiellorë duke përdorur softuer që analizojnë imazhet e mbledhura nga teleskopi PAN Star i NASA-s. Më pas studentët kërkuan objekte lëvizëse në foto.

Projekti, shpjegoi Dëivedi, kishte për qëllim të përfshijë dhe edukojë studentët në shkencë dhe astronomi.

“Ne e filluam projektin në qershor dhe ne i dërguam analizat tona disa javë më parë në NASA. Më 23 korrik, ata na dërguan një email që konfirmonte se ne kishim identifikuar një objekt afër Tokës”, tha Vekariya, e cila është 15 vjeçare.

Dëivedi sqaroi se asteroidi aktualisht është afër orbitës së Marsit – por në 1 milion vjet, ai do të ndryshojë orbitën e tij dhe do të lëvizë më afër Tokës, megjithëse do të jetë akoma në një distancë prej 10 herë më e madhe se distanca që ekziston midis Tokën dhe Hënës.

(Kosova Sot Online)