Nasa ka bërë një zbulim të madh në mars

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 11:55
Nasa ka bërë një zbulim të madh në mars

Agjencia hapësinore po përgatitet që ta publikojë lajmin mbi, siç është thënë, një zbulim të madh shkencor, që është bërë gjatë hulumtimeve në Planetin e Kuq.

Sipas një komunikate të lëshuar për medie, që është publikuar në ueb-faqen zyrtare të NASA-së, agjencia ka arritur ta bëjë një zbulim, në të cilin ka qenë duke punuar tash e një kohë të gjatë si dhe është paralajmëruar që detajet në lidhje me zbulimin do të bëhen publike në një konferencë për shtyp, që është paralajmëruar për të hënën (nesër). Ndonëse ende nuk dihet asgjë në lidhje me zbulimin e bërë nga NASA, paralajmërimi i bërë nga agjencia hapësinore tregon se lajmi meriton vëmendje të madhe.

(Kosova Sot Online)