Edward Snowden: Jashtëtokësorët po mundohen të bien në kontakt me njerëzit

  • E.K /
  • 04 August 2020 - 11:54
Edward Snowden: Jashtëtokësorët po mundohen të bien në kontakt me njerëzit

Edward Snowden ka thënë që jashtëtokësorët po bëjnë përpjekje për të vënë kontakt me njerëzit. Përkundër faktit që vazhdon të jetojë i izoluar në Rusi, Snowden ka bërë një paraqitje për t'i bërë këto pretendime të famshme.

"Atëherë, nëse kemi një civilizim jashtëtokësorësh, të cilët po mundohen t'i dëgjojnë civilizimet e tjera, ose civilizimi ynë po mundohet që t'i dëgjojë jashtëtokësorët, ekziston një periudhë e shkurtër kohore, gjatë të cilës komunikimet do të dërgohen nëpërmjet mënyrave më primitive", ka thënë ai mes të tjerash. Ai më pas ka shtuar që përpjekjet e civilizimeve të jashtëtokësorëve për t'u vënë në kontakt me njerëzimin mund të kenë filluar shumë kohë më parë, mirëpo tani vetëm sa janë intensifikuar.

(Kosova Sot Online)