U caktua shkuarja e parë private në Hënë

  • A.P /
  • 08 gusht 2020 - 09:11
U caktua shkuarja e parë private në Hënë

Një kompani në Kaliforni është duke shpresuar që të bëhet kompania e parë private, e cila do të shkojë në Hënë."Moon Express", kompania e cila ka për qëllim që një ditë të bëjë fluturime komerciale në Hënë, shumë shpejt mund të pretendojë ta marrë shpërblimin që ofron "Google" ("Lunar X Prize"), i cili kapë shifrën prej rreth 30 milionë dollarësh, çmim që është caktuar për kompaninë e parë private e cila do ta lansojë në Hënë me sukses një fluturake robotike.

Me qëllim të realizimit të këtij plani, kompania "Moon Express" ka nënshkruar një marrëveshje 5 vjeçare me kompaninë lansuese nga Zelanda e re, "Rocket Lab", e cila do ta furnizojë atë me raketën për lansim në Hënë. Prova e parë, e cila quhet MX-1, do të tentojë që të lansojë në sipërfaqe të Hënës, ndërsa udhëtimet më komplekse janë planifikuar të bëhen në një të ardhme të afërt. Lansimi i parë është planifikuar që të bëhet në vitin 2017, kështu që nuk do të na duhet të presim shumë.  

(Kosova Sot Online)