Rrëfimi sekret i njeriut, i cili zbuloi anijen kozmike në vitin 1861

  • E.K /
  • 24 August 2020 - 12:35
Rrëfimi sekret i njeriut, i cili zbuloi anijen kozmike në vitin 1861

Deri vonë mendohej se konceptin shkencor të një fluturakeje të aftë, që të fluturojë jashtë atmosferës së Tokës, e kishin shpikur shkencëtari rus Konstantin Tsiolkovsky dhe kolegu i tij amerikan Robert Goddard në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Por, a është kjo e vërtetë?

Sipas një studimi të publikuar nga historiani i hapësirës, Robert Godwin, në vitin 1861, tri dekada para se që sugjeronin studimet e deritashme, William Leitch tanimë me sukses kishte aplikuar parimet shkencore për fluturime në hapësirë në një ese të quajtur "Një udhëtim nëpër hapësirë", i cili më pas ishte publikuar në librin e tij "Lavdi i Zotit në qiell" (1862). Godwin thotë se nuk ka dyshim që Leitch meriton një vend nderi në historinë e fluturimeve kozmike. Fakti që ai ishte shkencëtar, ka rëndësi të madhe këtu, meqë dmth se ai nuk merrej thjesht me hamendje. Përndryshe, edhe në shkrimet e shenjta antike indiane flitet për objektet fluturuese.

(Kosova Sot Online)