Vizione të ndryshme të xhehenemit, respektivisht të vendit ku do të përfundojnë gjynahqarët

  • A.P /
  • 26 August 2020 - 15:23
Vizione të ndryshme të xhehenemit, respektivisht të vendit ku do të përfundojnë gjynahqarët

Apokalipsi i Pjetrit

Kah fundi i shekullit II, bota antike ishte vërshuar me versione të ndryshme të librave të shenjtë. Aty jepeshin edhe versione të xhehenemit, ku në versionin e Pjetrit, thuhej se gjynahqarët do të varen në gjuhën e vet, mbi liqenet e zjarrta të sulfurit, kurse retë plot me krimba që hanë mish njeriu, do të gjenden mbi tërë xhehenemin. Homoseksualët hidhen në humnerë nga demonët, kurse femrat, të cilat kanë mbytur fëmijët e tyre, do të piqen për së gjalli. 

Mjekja që e pa xhehenemin me sytë e saj

Dr. Tatjana Anisimova është mjekja ukrainase që vdiq gjatë një operacioni në moshën 65-vjeçare. Edhe pse ishte shpallur e vdekur klinikisht, ajo ishte zgjuar në morg, e pas "ringjalljes" ajo kishte mahnitur botën me përjetimet e saj. Ajo insistonte se, derisa ishte klinikisht e vdekur, kishte parë xhenetin, xhehenemin dhe purgatorin. Ajo thotë se në xhehenem kishte parë edhe gjyshen e saj, e cila përkundër asaj se ishte besimtare e devotshme, përgojonte të tjerët. Ajo kishte parë se edhe njerëzit indiferentë, që nuk kishin bërë as mirë, e as keq, përfundonin në ferr. 

Ferri plot me demonë

Brian Melvin punonte si ndërtimtar, e për veten thotë se kishte bërë shumë gjynahe - ishte sjellë keq me të tjerët, pinte alkool dhe drogë... Në vendin e punës një ditë kishte pirë ujë të kontaminuar, si pasojë e çkafit ishte sëmurë nga kolera. Për vetëm 72 orë gjendja e tij u përkeqësua dukshëm dhe u shpall i vdekur. Gjëja e parë që vërejti, ishte se, përkundër asaj se nuk i kishte syzat e tij me dioptri të madhe, shihte për mrekulli. Më pas e pa trupin e vet të shtritë në krevat. Më pas ishte gjendur në një boshllëk të madh, të zi, ku një zë ia shpjegonte disa gjëra, të cilat tani nuk i kujtohen, por që kishin të bënin me qëllimin e jetës. Më pas ia hapën një derë, duke i thënë se ti nuk je për xhenet. Pasi që hyri në atë derë, u gjet në një tunel i cili sillej sikur të ishte tornado dhe kundërmonte erë të keqe. U gjet midis njerëzve ku disa prej tyre dukeshin si të vdekur, e për disa të tjerë e dinte se ishin gjallë. Ata e përshëndetnin, por i kishin sytë si të gjarprit. Ata filluan që të shndërroheshin në krijesat më të frikshme që kishte parë ndonjëherë dhe filluan ta ngrehnin për duarsh, e për këmbësh. Ata flisnin me një gjuhë të cilën ai nuk e kuptonte. 

(Kosova Sot Online)