Ufo-ja që kishte 'ngacmuar' ekipin e 'Apollo 17'

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 11:17
Ufo-ja që kishte 'ngacmuar' ekipin e 'Apollo 17'

Në vitet e 1950-a, para se këmba e njeriut të kishte shkelur në sipërfaqen e hënës, shumë UFO, që ishin parë mbi tokë, ishin nisur drejt Hënës nga ana e stacioneve qeveritare në komplekset sekrete, të ndërtuara në shkretëtirat e Arizonës dhe Nevadës, gjë që besohet të ketë qenë edhe arsyeja kryesore pse shumë astronautë, rusë e amerikanë, pa dallim, kisharin raportuar të kenë parë objekte të çuditshme, në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës.

Gjatë udhëtimit të tyre në Hënë, ekipi i 'Apollo 17' kishte nxjerrë disa fotografi në sipërfaqen e Hënës. Ndërsa, një pjesë e sipërfaqes së hënës ishte fotografuar tri herë, mirëpo në vetëm njërën fotografi mund të shihet një objekt shumë i çuditshëm, që duket të jetë sferik, në formë të ngjashme me atë të UFO-ve.

(Kosova Sot Online)