Rrëfimi rreth vrasësit të parë serik të kohëve moderne

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 15:04
Rrëfimi rreth vrasësit të parë serik të kohëve moderne

Mjeku, i cili më vonë u bë i njohur me emrin H. H. Holmes (shkurtim nga Henry Howard Holmes), kishte lindur në vitin 1861 në NjuHemshajër. Ishte nxënës tepër i zoti, prandaj fëmijët e tjerë, nga xhelozia, e maltretonin fizikisht dhe shpirtërisht. Në një rast, fëmijët e kishin futur me dhunë në zyrën e një mjeku, duke e detyruar që ta prekte skeletin me duar. Holmes më vonë tregon se kjo kishte qenë hera e parë në jetën e tij kur me të vërtetë ishte ndier i tmerruar nga frika. Por, pas kësaj traume, ai thotë se kurrë më në jetë nuk kishte ndier frikë, por në vend të saj, fascinim. Filloi që të interesohej rreth vdekjes dhe të masakronte kafshët.

Vrasja e parë Duke qenë se ishte tepër inteligjent, Holmes e mbaroi shkollën e mesme në moshën 16- vjeçare dhe menjëherë u bë mësues. Por, kur mbushi të 17-tat, në vitin 1878, ai bëri vrasjen e tij të parë. Vrau ish -shokun e shkollës, me qëllim që t'ia merrte paratë e sigurimit të tij jetësor. Të njëjtin vit u martua, kurse në vitin 1880 u bë baba. Fakultetin e Mjekësisë e kreu për dy vjet, ku gjatë studimeve kishte vjedhur disa kufoma. Në anën tjetër kishte vazhduar edhe me mashtrime, të cilat i siguronin para. Më pas braktisi gruan dhe djalin. U vendos në Çikago dhe e ndryshoi emrin në Henry Howard Holmes, me të cilin edhe do të bëhej i famshëm për të keq. "Kështjella e vdekjes" dhe plani i tmerrshëm në Çikago Pasi shkoi në Çikago, Holmes u punësua në ordinancën mjekësore të doktoreshës Elizabeth S. Holton, ku pas vdekjes së burrit të saj, Holmes e bleu këtë ordinancë. Më pas ai bleu me kredi edhe një copë truall afër ordinancës, ku ndërtoi një hotel. Në atë hotel kishte shumë dhoma pa dritare.

Në ndërtimin e hotelit kishin marrë pjesë disa kompani, në mënyrë që asnjëra të mos e dinte planin e tërësishëm të hotelit. Këto dhoma pa dritare ishin të izoluara nga depërtimi i zërit dhe kishin gypa të gazit, me të cilin doktori i vriste viktimat e veta. Në fakt, ekzistonte dhoma e ngulfatjes, dhoma e varjes dhe dhoma e vdekjes nga uria dhe etja. Në disa dhoma kishte edhe oxhak, ku doktori kriminel i digjte viktimat e tij. Kufomat e tjera i shkatërronte në tërësi me acide. Fillimi i fundit të vrasësit të parë serik amerikan Për shkak të krizës financiare, hoteli në fjalë dështoi dhe Holmes herë rrinte në Kanada, e herë në SHBA.

Ndërkohë vrau edhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, bashkë me tre fëmijët e tij. Pasi në vitin 1894 u arrestua për vjedhje kuajsh, policia filloi hetimet dhe, hap pas hapi, u zbulua e vërteta e tmerrshme rreth krimeve të këtij njeriu. Edhe pse besohet se Holmes vrau rreth 200 njerëz, policia arriti që t'i identifikonte vetëm nëntë prej tyre, meqë Holmes ishte "i zoti" në eliminimin e kufomave. Para se të vritej me varje, në prill të vitit 1869, Holmes deklaroi: "Kam lindur me dreqin në veten time. Ai gjithmonë më ka ofruar mbështetje, prej ditës kur kam lindur". 

(Kosova Sot Online)