Kukulla-dreq, që ecën si fëmijë

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 14:09
Kukulla-dreq, që ecën si fëmijë

Në internet ka filluar të qarkullojë me të madhe një video incizim i vjetër, ku shihet një kukull me madhësi fëmije, që është në gjendje të ecë sikur të ishte fëmijë i gjallë. Video incizimi, për të cilin besohet se është bërë rreth 40 vjet më parë, demonstron në fakt një kukull të frikshme, që duket sikur të ishte e gjallë, e cila mendohet se ishte prodhuar për t'i mësuar vajzat e vogla si të ecnin.

Me lëvizjet e saj shumë të ngjashme me ato të një fëmije real dhe me sytë e mëdhenj të zinj, kukulla e tmerrshme ishte filmuar në Saltillo, Meksiko dhe ishte pjesë e një serie të kukullave, të njohura me emrin 'Lily Lady'. Sido që të jetë, ky video incizim deri më tani në mediat sociale është klikuar rreth 2 milionë herë.

(Kosova Sot Online)