Sa peshon shpirti i njeriut?

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 12:33
Sa peshon shpirti i njeriut?

I deja se njerëzit posedojnë një shpirt dhe se ai e lëshon trupin me rastin e vdekjes është diçka që ka mbizotëruar qëmoti dhe mbizotëron edhe sot e kësaj dite. Në vitin e largët 1907 një mjek me emrin Duncan MacDougall kishte bërë një seri eksperimentesh të pazakonshme me anë të të cilave mundohej që ta regjistronte daljen e shpirtit nga trupi.

Për ta arritur këtë, ai bëri një shtrat special, të përbërë nga një peshore tepër e ndjeshme, ku iu thoshte që të shtriheshin njerëzit gjatë momenteve përfundimtare të jetës së tyre. Pas matjeve të shumta dhe analizimeve komplekse, ai arriti deri te përfundimi se shpirti i njeriut peshon 21 gramë. Ai më pas e kishte vazhduar eksperimentin, me qëllim të fotografimit të shpirtit, por si duket kësaj nuk ia doli.

(Kosova Sot Online)