Britanikja fotografon fantazmën e një çifti me qenin e tyre

  • E.K /
  • 04 September 2020 - 12:21
Britanikja fotografon fantazmën e një çifti me qenin e tyre

Një britanike ka mbetur gojëhapur kur ka parë që në një fotografi që ajo e kishte nxjerrë shihej një çift, duke e shëtitur qenin e tyre. Sue Radigan, 49-vjeçare, fotografinë e kishte bërë gjatë kohës kur kishte dalë për shëtitje me qenin e saj, në Birmingem të Anglisë. Fotografia ishte nxitur pikërisht nga qeni i saj, Mia, që ishte ndalur duke shikuar në distancë të largët dhe duke lehur vazhdimisht.

Fillimisht ajo nuk e kishte kuptuar shqetësimin e qenit dhe i ishte dukur një dukuri interesante, mirëpo pasi kishte mbërritur në shtëpi e kishte kuptuar se për çka bëhej fjalë. "Pata dalë për ta shëtitur qenin, me shpresën që do t'ia bëja disa fotografi të bukura. Më pati habitur shumë kur filloi të lehte pa ndërprerë, pasi është një qen i qetë për nga natyra. Mirëpo, kur pata mbërritur në shtëpi dhe pata parë figurën fantazmë të çiftit me qenin e tyre, e pata kuptuar Mia-n, mirëpo jo edhe fenomenin, shumë të çuditshëm", ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)