Ja çka kishte mbi piramidën e madhe

  • E.K /
  • 09 September 2020 - 12:53
Ja çka kishte mbi piramidën e madhe

Hetimet e arkitektit spanjoll me nam, Miguel Pérez-Sánchez, të cilat zgjatën më shumë se dhjetë vjet, ia mundësuan atij që, nëpërmes modeleve kompjuterike dhe me një saktësi të madhe, ta "rindërtonte" Piramidën e Keopsit dhe të përcaktonte se, në majë të saj, gjendej një sferë me diametër 2 metra.

Pérez Sánchez publikoi zbulimin e tij duke thënë se del që Piramida e Keopsit ishte enciklopedi e dijes. Piramida e madhe është ndërtesa më e rëndësishme e Mbretërisë së vjetër dhe është mrekullia e vetme, nga shtatë sish, të Botës antike që ekziston edhe sot e kësaj dite. Pérez-Sánchez thotë se egjiptianët kishin zakon ta vendosnin nga një sferë mbi piramida, meqë ajo simbolizonte Syrin e Horusit (një perëndi antike egjiptiane).

(Kosova Sot Online)