Stuhia diellore që për pak shkaktoi e Luftën e Tretë Botërore

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 12:55
 Stuhia diellore që për pak shkaktoi e Luftën e Tretë Botërore

Duke menduar një su.lm të menjëhershëm nga ish-Bashkimi Sovjetik, gjeneralët amerikanë menjëherë kërkuan që të përgatitej ushtria dhe marina të dilte në det, për të qenë gati për një kundërpërgjigje ndaj armikut.

Në maj të 1967-ës, tre radarët e rrjetit të mbrojtjes antiraketë të SHBA-së BMEWS (Sistemi paralajmërues i hershëm i raketave balistike) të projektuara për të kapur raketa balistike të lëshuara nga ish-Bashkimi Sovjetik pësuan një bllokim në të njëjtën kohë.

Duke menduar një su.lm të menjëhershëm nga shteti komunist, gjeneralët amerikanë menjëherë kërkuan që të përgatitej ushtria dhe marina të dilte në det për të qenë gati për një kundërpërgjigje ndaj armikut.

Por për fat të mirë, një grup shkencëtarësh arriti që të shmangte konfliktiin nuklear me pasoja të jashtëzakonshme dhe Luftën e Tretë Botërore dhe tregoi se mosfunksionimi i radarëve erdhi si pasojë e një stuhie diellore.

Pas 50 vitesh, kjo ngjarje u tregua në revistën amerikane “Space Weather”.

Udhëheqësi i studimit, Delores Knipp, rindërtoi edhe njëherë rrethanat historike për atë që konsiderohet si stuhia diellore më e fuqishme e shekullit të fundit.

“Nëse ne nuk do të kishim bërë një investim të hershëm për vëzhgimet në hapësirë dhe për parashikimet e stuhive diellore e gjeomagnetike, atëherë impakti i atij ndriçimi do të ishte shumë më i madh”, u shpreh ai.

Ushtarakët amerikanë kishin nisur që të monitoronin ndërhyrjet në fushën magnetike dhe në atmosferën tokësore që në vitet 50.

Në dekadën pasardhëse u krijua një strukturë e veçantë në “Air Force”, “Air Weather Service” (Shërbimi Ajror i Motit), që merrej me vëzhgimin e vazhdueshëm të njollave diellore.

Më 23 maj 1967, këta shkencëtarë me sy të lirë dalluan se në 36-48 orët e ardhshme do të kishte një stuhi diellore.

Por asnjë nuk hipotetizoi se valët radio do të god.isnin tokën edhe më parë, e mbi të gjitha që do të bllokonin tre stacione të ndryshme të mbrojtjes anti-raketë

Koloneli Arnold L. Snyder, në atë kohë studiues i diellit në “North American Aerospace Defense Command” (NORAD) u pyet nëse kishte mundësi të kishte ndodhur një diellore në ato orë dhe informoi eprorët për situatën.

Më pas informacioni shkoi deri te presidenti i SHBA-së, Lyndon Johnson, e kjo bëri të mundur shmangien e një operacioni ushtarak.

Për 40 orë me radhë, si pasojë e stuhisë diellore, një pjesë e mirë e telekomunikacionet brenda Amerikës u nxor jashtë përdorimit.

(Kosova Sot Online)