Fillon studimi për mbjelljen e perimeve në hapësirë

  • A.P /
  • 20 September 2020 - 09:56
Fillon studimi për mbjelljen e perimeve në hapësirë

Një ekip nga Norvegjia ka nisur një mision të vështirë, anëtarët e këtij ekipi shpresojnë që gjatë viteve të ardhshme ata do të arrijnë të mbjellin dhe të rrisin domate, marule dhe sojë në anijet kozmike të cila do të dërgohen bashkë me njerëz në sipërfaqen e planetit të kuq. Ata shpresojnë që nëse studimi i tyre do të përfundojë me sukses, do të sigurojnë të mbjella të mjaftueshme, për të gjithë astronautët, të cilët do të shkojnë për misione të gjata në Mars.

"Unë e di që ne mund të krijojmë një bazë për kultivimin e ushqimit në bazat tona në Mars dhe në Hënë. Kjo gjë do të ndodhë në të ardhmen dhe për këtë jam i sigurt. Natyrisht, na duhen hapa preliminarë dhe nuk mund të them me siguri se kur do të ndodhë një gjë e tillë, mirëpo ne do të arrijmë të kultivojmë bimë në Mars", ka thënë menaxheri i ekipit hulumtues, Ann-Iren Kittang Jost. 

(Kosova Sot Online)