NASA: Dielli është ”zgjuar”

  • G.G /
  • 23 September 2020 - 14:00
NASA: Dielli është ”zgjuar”

Dielli është ”zgjuar” dhe po ”ngroh motorët” e tij magnetikë, njoftuan ekspertët e NASA dhe Agjencia Amerikane për Atmosferën dhe Oqeanet (NOAA), që gjithashtu parashikojnë rritjen graduale të fenomeneve që lidhen me aktivitetin diellor, të tilla si shpërthimet që mund të shkaktojnë stuhi magnetike në Tokë, me ndikime te satelitët dhe rrjetet e sistemeve elektrike.

Për momentin, megjithatë, Dielli i ”sapozgjuar” është ende i qetë dhe pritet që rritja e aktivitetit të tij të ndodhë shumë gradualisht.

Ciklet diellore alternohen midis periudhave të aktivitetit maksimal gjatë të cilave rritet numri i njollave diellore dhe periudhave të aktivitetit minimal, në të cilat numri i njollave diellore zvogëlohet.

Sipas ekspertëve, aktiviteti diellor arriti një minimum në dhjetor 2019, megjithëse duhen vëzhgime për shumë muaj për të përcaktuar momentin e saktë.

NASA dhe NOAA parashikojnë që cikli i ri do të jetë i ngjashëm me atë të mëparshmin, i cili ishte mjaft i dobët.

NASA dhe NOAA nuk përjashtojnë mundësinë që mund të ndodhin fenomene shumë intensive, megjithëse me më pak frekuencë.

(Kosova Sot Online)