Rryma prodhohet edhe nga djathi?!

  • E.K /
  • 25 September 2020 - 12:08
Rryma prodhohet edhe nga djathi?!

Një metodë e re për krijimin e energjisë elektrike është duke u testuar në një stacion të energjisë në Alpet franceze. Djathi mund të mos jetë gjëja e parë që ju bie ndërmend kur flitet për prodhimin e energjisë elektrike, por tani një lloj i ri i elektrocentralit në Francë thotë se, nga ky produkt i qumështit, ka pasur sukses për të krijuar rrymë të mjaftueshme për 1,500 shtëpi në Albertville, Savoie.

Ky central e shndërron hirrën në një përzierje të metanit dhe dyoksidit të karbonit, duke shtuar baktere në të. Gazi që rezulton më pas futet në një motor, i cili e ngrohë ujin deri në 90 shkallë celsius, duke qenë në gjendje që të krijojë 2.8 milionë kilovat/orë në vit - mjaft sa për një qytet të tërë. Stacione të tilla shtesë po ashtu pritet që të ndërtohen në Australi, Itali, Brazil dhe Uruguai.

(Kosova Sot Online)