Sheh një familje të tërë "Bigfoot"-ësh

  • E.K /
  • 26 September 2020 - 09:45
Sheh një familje të tërë

Ta shohësh vetëm një 'bigfoot' do të mjaftonte, prandaj nëse ndokush insiston se ka parë një familje të tërë të këtyre krijesave mistike, atëherë flitet për një dukuri me të vërtetë të rrallë. Sido që të jetë, njeriu i cili është identifikuar si Michael J., thotë se, derisa ishte duke u kthyer nga gjuetia në shtëpi, një mbrëmje, kishte parë familjen e krijesave të ngjashme me majmunët.

Ky njeri 28 vjeçar, i cili punon si magazinier, dhe i cili dëshiron që (mbi)emri i tij të mbetet anonim, thotë se ai në ato momente ishte bashkë me qenin e tij. Ai thotë se ky "takim" I tij me bigfoot-ët ka ndodhur kohë më parë, por vetëm tani merr guximin që ta publikojë atë. Ai thotë se qeni i tij është shumë i guximshëm, por kur kishte parë familjen e bigfoot-ëve, kishte filluar të "vajtonte" dhe kishte urinuar në vete.

(Kosova Sot Online)