Varri i mallkuar i Carl Prut-it

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 15:07
Varri i mallkuar i Carl Prut-it

Një rrëfim rrëqethës, i cili na mëson që të mos i trazojmë të vdekurit Tregimi rreth varrit të Carl Pruitt-it shkon deri te një pasdite e vitit 1938, në qarkun Pulaski County, Kentaki. Pruitt u kthye në shtëpi pas një dite të punës dhe priste që ta gjente gruan e tij në kuzhinë. Në vend të kësaj, ai e gjeti atë në dhomë të gjumit, me një burrë tjetër. I zemëruar, Pruitt mori një zinxhir dhe filloi ta ngufaste gruan. Dashnori i saj e shfrytëzoi rastin që të ikte. Pasi e ngufati gruan, Pruitt bëri vetëvrasje. Familja e gruas së Pruitt-it refuzonte që t'ia falte atij çka kishte bërë, prandaj ai u varros në një varr tjetër, të një qyteti tjetër. Vizituesit në varrezën ku gjendej varri i Pruitt-it vërenin se diçka e çuditshme ishte duke ndodhur aty. Kishte njëfarë humbje të ngjyrave që dukeshin si rrathë, e më pas ata filluan që të lidheshin së bashku, duke bërë të dukej sikur në përmendoren e varrit kishte një zinxhir. Ky formacion tërhoqi vëmendjen e disa njerëzve, duke përfshirë edhe disa të rinjsh dhe djemsh. Për t'i impresionuar shokët, një djalë hodhi një gur mbi përmendoren e varrit, e cila u thye.

Derisa djali ishte duke shkuar në shtëpi, ndodhi një aksident i çuditshëm dhe zinxhiri i biçikletës së tij doli nga vendi, duke iu mbështjellë djalit në fyt dhe duke e shtrënguar deri në vdekje. Një vdekje e çuditshme E ëma e djalit ishte me të vërtetë e pikëlluar dhe vendosi që të hakmerrej në përmendoren e varrit të Pruitt-it. Ajo mori një sakicë duke i rënë përmendores disa herë. Të nesërmen, derisa ajo ishte duke i shtri teshat, kur teli i teshave disi u shkëput nga vendi i tij dhe iu lidh për fyti, duke e ngufatur. Pak kohë më pas, një bujk ishte duke kaluar me familje, me kalë afër varrezave. Kushedi pse, ai shtini me revole mbi varrin e Priutt-it. Të shtënat e frikësuan kalin, duke bërë që ai ta përshpejtonte vrapin. Familja e fshatarit kërcyen nga qerrja, por fshatari mbeti aty, derisa u rrëzua dhe një fre iu lidh në qafë, duke ia marrë jetën. Më pas, dy policë të cilët nuk besonin fare në meselenë e mallkimit, shkuan te varrezat, duke bërë foto afër varrit të Pruitt-it.

Derisa ishin duke u larguar, një dritë e fortë filloi t'i përcillte ata, duke bërë që të dilnin nga rruga, duke shkuar te një rrethojë, ku policit që voziste gati iu këput koka në tërësi. Aktiviteti paranormal Duke filluar nga vitet 1940, njerëzit nuk guxonin t'i afroheshin atij varri. Por, nuk kishin frikë të gjithë. Një njeri shkoi te varri dhe filloi ta godiste strukturën e tij me çekiç. Shumë shpejt filluan që të dëgjoheshin bërtitje të tmerrshme. Banorët e afërt shkuan dhe e gjetën njeriun të vdekur në dalje të varrezave. Derisa kishte dashur që të dilte nga dera e varrezave, zinxhiri i cili përdorej për mbylljen e derës disi i ishte lidhur në qafë, duke e lënë të pashpirt. 

(Kosova Sot Online)