Rastet më të bujshme të rrëmbimeve nga jashtëtokësorët

  • A.P /
  • 01 October 2020 - 15:11
Rastet më të bujshme të rrëmbimeve nga jashtëtokësorët

Rrëmbimi i Antonio Villas Boas

Njëri nga rastet më të përfolura të rrëmbimit nga jashtëtokësorët ka ngjarë në Brazil, kur një fermer, në vitet e 1950-a, kishte pretenduar që një objekt që emetonte një dritë të lehtë, kishte zbarkuar në fermën e tij. Kjo ngjarje kishte ndodhur disa ditë me radhë, deri në momentin kur një natë, disa krijesa të çuditshme, e kishin marrë atë në objektin e tyre fluturues, ku e kishin detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me një femër jashtëtokësore. Pas rikthimit, incidenti kishte shkaktuar simptome të ndryshme si gjakderdhje prej hundësh, humbje të oreksit, dhimbje koke dhe madje edhe shenja në trup. 

Rrëmbimi i Betty Andreasson Luca

Themeluesi dhe hetuesi i angazhuar në Rrjetin e Përbashkët të UFO-ve, Ray Fowler, e kishte futur Betty Andreasson Luca-n në hipnozë, për të shikuar nëse pretendimet e saj për rrëmbim nga jashtëtokësorët ishin të vërteta apo jo. Ajo, gjatë rrëfimit të saj, kishte treguar se si këto krijesa kishin qenë në gjendje ta ngujonin gjithë familjen e saj, në mënyrë që ta detyronin atë të rrinte e qetë gjatë vendosjes së një objekti të vogël në kafkën e saj. Ajo ka treguar se si jashtëtokësorët kishin biseduar me të, mirëpo jo me gojë. Për më tepër, gjatë eksperiencës së saj ajo kishte përjetuar edhe momente të qetësisë totale, gjatë kohës kur kishte qenë në shoqërinë e krijesave të çuditshme, ndërsa, në një moment jashtëtokësorët i kishin thënë që ajo ishte përzgjedhur për një lloj shpallje planetare. Fowler, pas afro një dekade ekzaminimi të këtij rasti, kishte thënë që ajo ishte duke e thënë të vërtetën, ose ishte aktorja dhe gënjeshtarja më e talentuar në botë. 

Rrëmbimi i katër peshkatarëve

Shumica e tregimeve për rrëmbim nga jashtëtokësorët, qofshin ato të besueshme apo jo, kanë një të përbashkët: mungesën e dëshmitarëve. Mirëpo, kjo nuk vlen edhe për rrëmbimin e vitit 1976, eksperiencë që ishte përjetuar nga katër burra, të cilët për pak sa nuk e kishin marrë sekretin e tyre me vete në varr. Ata kishin qenë duke peshkuar, kur në qiell ishte shfaqur një objekt i çuditshëm, që emetonte dritë me ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër. Sipas tyre, UFOja ishte afruar pranë tyre dhe i kishte marrë në brendësi të objektit, pasi që kishte lëshuar një dritë të fortë. Që të katërtit ishin kthyer në realitet disa orë më vonë, duke mos kujtuar asgjë nga eksperienca e tyre. Megjithatë, për ditë të tëra ata kishin përjetuar ankthe dhe si rrjedhojë i ishin nënshtruar hipnozës, për të dhënë detaje më të qarta në lidhje me eksperiencën e tyre. Që të katërtit e kishin kaluar edhe testin me detektor të gënjeshtrave. 

(Kosova Sot Online)