Misteri i çuditshëm i James Edward Tedford-it

  • E.K /
  • 24 October 2020 - 12:36
Misteri i çuditshëm i James Edward Tedford-it

James E Tedford ka lindur rreth vitit 1884 në Vermont të Kanadasë. Nuk dihet aq shumë rreth jetës së tij të deriatëhershme, por në vitin 1940 ai banonte në qytetin Fleçer me gruan e tij më të re, Pearl (ajo kishte 28 derisa ai 56 vjet). Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, Tedford kthehet në Vermont, për të parë se gruaja e tij, Pearl, ishte zhdukur, asaj nuk i gjendej as nami e as nishani.

Njerëzit përreth thoshin ta kishin parë atë për herë të fundit duke shkuar në një dyqan, për të mos e parë kurrë më. I dëshpëruar dhe i vetmuar, Tedford shkoi në një shtëpi ushtarësh në Benington rreth vitit 1947. Më 1 dhjetor të vitit 1949, pjesëtarët e tjerë të familjes Tedford kishin raportuar në polici zhdukjen e tij. Ai ishte parë duke hipur në një autobus për në Shën Albans, por kurrë nuk kishte mbërritur në atë destinacion. Për shkak të të reshurave të mëdha të borës, autobusi i kishte rënë një rruge tjetër, afër Malit të Gjelbër, i cili ishte i njohur për zhdukje dhe ngjarje bizare. Edhe pse udhëtarët dhe shoferi bëjnë be ta kenë parë Tedfordin në autobus deri pak para mbarimit të udhëtimit, ai më kurrë nuk u gjet.

(Kosova Sot Online)