A janë shfarosur dinozaurët nga materia e zezë?

  • E.K /
  • 24 tetor 2020 - 12:32
A janë shfarosur dinozaurët nga materia e zezë?

Shkencëtarët kanë sugjeruar se materia e zezë mund ta ketë fajin më të madh për të gjitha rastet e shfarosjeve në masë. mendohet se çdo rreth 30 milionë vjet, Toka përjeton shfarosje të mëdha, gjë që lidhet me sistemin tonë diellor, i cili kalon nëpërmes reve të pluhurit dhe gazit të planit galaktik.

Por, tani duket se materia e zezë, substanca misterioze teoretike nga e cila përbëhet pjesa më e madhe e materies në gjithësi, po ashtu mund ta ketë përgjegjësinë e saj. Shkencëtarët propozojnë që, derisa sistemi jonë diellor kalon nëpër rrafshin galaktik, materia e zezë, sikur edhe pluhuri dhe gazi, mund të ndikojë në orbitat e kometave të largëta, duke i bërë ato që të vijnë në drejtim të Tokës.

(Kosova Sot Online)