A ka jetë pas vdekjes?

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 14:44
A ka jetë pas vdekjes?

Eksperimenti i 21 gramëve Në vitin 1901, Dr. Duncan MacDougall, mjek nga Masaçusetsi, bëri disa eksperimente, me qëllim që të gjente se a ka shpirti i njeriut peshën e vet. Jo në aspektin mistik, por fizik. Ai donte ta gjente këtë duke bërë matje për të parë se a ndryshonte pesha e pacientëve të tij në momentin e vdekjes. Ai mori gjashtë pacientë me tuberkuloz, që ishin pak para vdekjes dhe i vendosi ata mbi peshore të sakta, me ndjeshmëri të lartë.

Sipas doktorit MacDougall, që të gjithë pacientët humbën rreth 21 gramë pasi që nxorën frymën e fundit. Por, kur ai bëri një eksperiment të ngjashëm me qen, nuk gjeti asnjë ndryshim në peshë. Kjo bëri që ai të arrinte deri te përfundimi se shpirti i njeriut peshonte 21 gramë. Por, shkencëtarët thonë se, pas vdekjes, meqë mushkëritë më nuk e ftohin gjakun, me anë të djersës humbet një sasi e ujit, që mund të jetë 21 gramë, sa thoshte doktori. EVP EVP, shkurtesë për Fenomenin e zërit elektronik (Electronic Voice Phenomena), iu referohet zërave të çuditshëm që paraqiten ndonjëherë në incizimet elektronike. Ithtarët e ideve paranormale thonë se këta zëra kanë zëra të të vdekurve.

Këta zëra nuk dëgjohen gjatë bërjes së xhirimeve, por vetëm më vonë, gjatë dëgjimit të xhirimeve. Njeriu i parë, i cili u përpoq që të regjistronte zërat e shpirtrave ishte fotografi amerikan Atilla von Szalay. Ndër fjalitë që ai incizoi me anë të audiokasetave, ishin edhe këto: "Hot dog, Art!","Kjo është G!" dhe "Urime Kërshëndellat dhe Viti i ri për të gjithë ju"! Me kalimin e viteve, shumë njerëz ishin përpjekur që të komunikonin me të vdekurit me anë të EVP-së dhe disa pretendonin të kishin shpikur pajisje speciale për ta bërë një gjë të tillë. Kodi sekret i Houdini-t Houdini kënaqej duke i demaskuar personat që pretendonin rrejshëm të kishin aftësi të veçanta. Ai ua kishte marrë inat atyre për shkak se e kishin gënjyer në lidhje me komunikimin me shpirtin e nënës së tij të ndjerë, Cecilia. Me qëllim që ta pengonte mundësinë që, pas vdekjes së tij, personat e tillë sharlatanë të pretendojnë se kanë komunikuar me shpirtin e tij, Houdini krijoi një kod sekret, të cilin e dinin vetëm ai dhe gruaja e tij. Kodi përbëhej nga dhjetë fjalë të zakonshme, të zgjedhura nga një letër të cilën ai e kishte marrë nga Arthur Connan Doyle. Pas vdekjes së tij, gruaja e Houdiniit mbajti seanca për thirrjen e shpirtrave në ditën e Halloween-it, por Houdini kurrë nuk u paraqit. Helmeta e Zotit Shpikësi Stanley Koren dhe studiuesi i sistemit nervor, Michael Persinger, i bashkuan forcat për ta krijuar Helmetën e Zotit. Kjo pajisje përbëhet nga disa spirale të ngjitura për një helmete.

Sipas Persingerit, spiralet krijojnë fusha magnetike të cilat çojnë deri te "përjetimet mistike dhe gjendjet e pazakonta". Njerëzit që kishin marrë pjesë në eksperimentet e Persingerit kishin raportuar se kishin hetuar prani të çuditshme, sikur që janë engjëjt apo të afërmit e vdekur, derisa një pjesëmarrës kishte thënë se kishte ndier praninë e vet Zotit. Kjo bëri që gazetarët ta quanin këtë pajisje helmeta e Zotit. Në vitin 2004, një ekip shkencëtarësh suedezë tentuan që ta përsëritnin eksperimentin në fjalë, por nuk patën sukses. Ata konstatuan se eksperimenti i Persingerit ishte i rremë.

(Kosova Sot Online)