A mund të ketë jetë edhe pa nxehtësinë e Diellit?

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 14:12
A mund të ketë jetë edhe pa nxehtësinë e Diellit?

Për të pasur jetë, duhet të ketë ujë të lëngshëm. E, që të ekzistojë uji i tillë, ai duhet të ngrohet nga ndokush. Nëse ky "dikush" nuk është Dielli, atëherë nxehtësia mund të vijë edhe nga brendësia e vetë planetit. "Në mënyrë që të ekzistojë çfarëdo forme e jetës, në planetë duhet të ketë ujë të rrjedhshëm. Nxehtësia e nevojshme për këtë mund të vijë edhe nga brendësia e planetit", thotë astrofizikani Sean Raymond, i cili shton edhe se shtresat e akullit, në vende të tilla, mund të jenë izolues të mrekullueshëm të cilët e ruajnë nxehtësinë që vjen nga qendra e planetit.

Raymond thotë se një shtresë mjaft e trashë e akullit mundet që, nën sipërfaqe, ta fshehë një oqean të tërë të ujit të rrjedhshëm. Ajo trashësi e akullit do të duhej të ishte të paktën 10 kilometra. Është vështirë të paramendohet se çfarë formash jetësore do të mund të ekzistonin në një ambient të tillë, por, sipas shkencëtarëve, më shumë ka gjasa që do të hasnim në forma primitive, mikroskopike, të jetës.

(Kosova Sot Online)