Si mund të marrë fund universi?

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 15:04
Si mund të marrë fund universi?

Shumë fizikanë teoricienë besojnë se universi do të marrë fund një ditë dhe ka shumë të ngjarë që ky proces tanimë të ketë filluar. Edhe pse askush nuk e di me saktësi se kur do të ndodhë kjo, ekzistojnë teori, të cilat mundohen ta shpjegojnë këtë dukuri. Tani, një grup nga Munihu, i quajtur "Kurzgesagt", ka bërë një video ku shpjegohet se si këto teori do të çojnë deri te fundi i botës, të tillë si e njohim ne.

"Shqyerja e madhe" do të fillojë sapo tërheqja e zgjerimit të universit të bëhet më e madhe sesa gravitacioni. Galaktikat do të shqyhen e copëtohen, të pasuara nga vrimat e zeza, planetët dhe yjet. Sipas një teorie tjetër, të quajtur "Ndrydhja e madhe", gravitacioni do të bëhej forca më e madhe në univers. Do të bjerë shpejtësia e zgjerimit të universit dhe ai do të rrënohet përbrenda. E, një teori e tretë, "Ngrirja e Madhe", thotë se me zgjerimin e universit ai do të shkatërrohet si pasojë e rrezatimit. 

(Kosova Sot Online)