Lexoni edhe:
Një rast tronditës, ende i pashpjegueshëm
Raketa prej çeliku arriti lartësinë e synuar prej 10 kilometrash, pak më poshtë se prova e fundit. Gjithçka dukej se po shkonte mirë, ndërsa raketa 50 metra e gjatë ra në pozitë të pjerrët dhe filloi të zbriste. Por ajo nuk arriti të drejtohej në kohë për një ulje të sukseshme dhe u përplas në tokë.
“Duhet të punojmë ende për realizimin e zbritjes”, tha inxhinieri i kompanisë SpaceX, John Insprucker. “Duhet të kujtojmë se fluturimi ishte një provë”, shtoi ai. Një prototip tjetër i raketës “Starship”, ndodhej shumë afër vendit të nisjes në Boca Chica të Teksasit, gjatë provës të së martës, që zgjati 6.5 minuta.
Një rast tronditës, ende i pashpjegueshëm Lexoni edhe:
Elon Musk po zhvillon raketën “Starship” për të dërguar njerëzit në Mars, mbase pas disa vjetësh. Kjo është faza e përparuar e anijeve të tij hapësinore për udhëtimet në Hënë dhe Mars, që janë në plan të leshohen në hapësirë me një mega raketë të quajtur “Super Heavy” e cila është në krijim e sipër.
SpaceX u përpoq të lëshonte raketën Starship javën e kaluar por nuk arriti të merrte miratimin e nevojshëm nga Administrata Federale e Aviacionit, duke nxitur një reagim të ashpër në Twitter nga Elon Musk. SpaceX nuk ishte në përputhje me rregullat e sigurisë për fluturimin e 9 dhjetorit, tha një zëdhënës i Administratës Federale të Aviacionit të martën dhe duhej të bënte korrigjime përpara se të vazhdonte me operacionet e lëshimit të raketës.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit, fluturimi i së martës i plotësonte të gjitha kriteret e sigurisë. Megjithatë, në një njoftim tjetër kjo agjenci tha se do të hetonte shkaqet e shpërthimit të raketës “Starship” për të parë nëse është e nevojshme të bëhen përmirësime në procedurat e sigurisë gjatë provave të këtij lloji.
(Kosova Sot Online)