Baza e UFO-ve në Kongka La Pas

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 15:30
Baza e UFO-ve në Kongka La Pas

Lokaliteti Kongka La Pas në zonën Ladakh të Indisë është njëri ndër lokalitetet më pak të qasshme në botë. Jo vetëm pse gjendet në Himalaje, por edhe për shkak se Kongka ka qenë edhe shkak i konflikteve të shumta të armatosura midis Indisë dhe Kinës.

Tani, këtë zonë nuk e kontrollon asnjëri nga këto shtete dhe, për këtë shkak, ka shumë zëra se aty alienët kanë ndërtuar baza sekrete nëntokësore. Shumë banorë të zonave të afërta thonë se kanë parë shpesh objekte të çuditshme fluturuese. Disa prej tyre mendojnë se qeveria indiane dhe ajo kineze e dinë shumë mirë se çka është duke ndodhur aty, bile ato ka mundësi që të jenë edhe duke bashkëpunuar me alienët. 

(Kosova Sot Online)