Fotografohet një UFO mbi një liqe në Skoci

  • A.P /
  • 01 March 2021 - 15:30
Fotografohet një UFO mbi një liqe në Skoci

Alan Betts dhe familjarët e tij kishin vërejtur diçka shumë të çuditshme gjatë shikimit të fotografive, të cilat i kishin nxjerrë gjatë kohës kur kanë qenë në vizitë buzë liqenit. Alan-i ka qenë për pushime me bashkëshorten e tij Anna-n dhe prindërit e saj, kur kishin shkuar për vizitë në liqenin që gjendet në Skoci.

Ata kishin nxjerrë disa fotografi gjatë këtij udhëtimi dhe pasi që ishin kthyer në shtëpi kishin parë që në njërën prej fotografive të nxjerra mund të shiheshin dy objekte të çuditshme, në formë disqesh, që qëndronin pezull mbi ujë. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e kishte parë ndonjërin prej objekteve gjatë kohës kur kanë qenë buzë liqenit. "Nuk arrij ta gjej ndonjë shpjegim racional, pasi që edhe unë jam njëri nga skeptikët më të mëdhenj në këtë drejtim. Thjesht, nuk di si ta shpjegoj", ka thënë Alan-i.

(Kosova Sot Online)