Çka janë krijesat hije?

  • A.P /
  • 16 March 2021 - 14:56
Çka janë krijesat hije?

Janë të shumtë ata që kanë folur rreth tyre, qoftë pse i kanë parë personalisht, apo pasi që kanë dëgjuar tregime nga të tjerët. Këto hije të çuditshme, të cilat në fakt nuk kanë fytyrë, apo formë, munden në disa raste të kenë shpjegime të natyrshme. Ka të tillë që thonë se krijesat hije që i kanë parë, kanë pasur një si kapelë në kokë, prej nga ka lindur edhe shprehja Njeriu me kapelë, respektivisht "Hat Man".

Edhe pse legjenda rreth njerëzve hije është e vjetër disa shekuj, prej viteve 1990 ata janë aktualizuar sërish. Disa thonë se krijesat hije janë manifestime të energjisë, e cila mund të jetë pozitive dhe negative. Të tjerët i konsiderojnë shpirtra të këqij. Pra, teoritë rreth tyre janë të shumta, por ende nuk ka një shpjegim të qartë dhe definitiv rreth tyre. shumica e shpjegimeve kanë të bëjnë me përjetimet personale dhe besimet e bindjet e njerëzve që i kanë parë. Pa marrë parasysh se cila është e vërteta, misteri vazhdon duke intriguar të gjithë ata që i kanë parë, por edhe ne të tjerët. 

(Kosova Sot Online)