A ka jetë në satelitin e saturnit?

  • E.K /
  • 19 prill 2021 - 13:23
A ka jetë në satelitin e saturnit?

Del se sateliti natyror i planetit Saturn është shumë më i ngjashëm me Tokën sesa që ishte menduar. Shkencëtarët tanimë e dinë se sateliti i Saturnit ka lumenj, liqene dhe të reshura, e tash vonë është konstatuar se aty fryjnë erëra polare. Këto erëra mendohet se janë shkaktare që gazrat e Titanit, sikur që quhet ky satelit, nuk mund të rrinë aty, por ikin në hapësirë.

Shkencëtarët thonë se atmosfera e Titanit kryesisht përbëhet nga azoti dhe metani, derisa shtypja atmosferike është për 50% më e lartë sesa në Tokë. Për fat të keq, për shkak të temperaturave tepër të ulëta dhe të deteve të metanit, në këtë satelit nuk besohet të ketë jetë, përkundër faktit se Titani është trupi i vetëm qiellor me lëng stabil, përpos Tokës.

(Kosova Sot Online)