Detektohet sinjali hapësinor, që vjen nga një galaktikë e largët

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 09:15
Detektohet sinjali hapësinor, që vjen nga një galaktikë e largët

Astronomët në Australi kanë "kapur" disa radio valë kozmike të cilat e kanë origjinën në një galaktikë të largët. Sinjali u detektua nga radio teleskopi australian ASKAP, i cili gjendet rreth 300 km në thellësi të vendit, nga qyteti Geraldton. Ky projekt ishte dizajnuar që t'i lokalizonte galaktikat e largëta, jashtë perimetrit të detektimit me shumicën e radio teleskopëve të tjerë.

Ky sinjal, i cili vjen nga një galaktikë që njihet me emrin PKS B1740-517, është më shumë se pesë miliardë vjet i vjetër. Ky zbulim është inkurajues dhe hapë rrugën për zbulime të tjera në të ardhmen. "Ne do të përqendrohemi te galaktikat që janë 5 deri 8 miliardë vjet të vjetra", thotë astrofizikanja Elaine Sadler. "Duam të dimë se sa galaktika të hidrogjenit ekzistonin në këtë periudhë, të nevojshme për formimin e yjeve", përfundon ajo.

(Kosova Sot Online)