A është viti 2021 fundi i botës?

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 14:58
A është viti 2021 fundi i botës?

Një pastor i krishterë ungjillor ka pohuar se pleqtë e Maya-ve ishin disa vjet larg, kur parashikuan se fundi i botës do të ndodhte më 21 dhjetor 2012.

Ai tha se kjo do të ndodhë më 21 dhjetor 2021, çka përkon edhe me ditëlindjen e tij. Sipas pastorit Paul Begley, udhëheqësit shpirtërorë kanë bërë disa parashikime që nuk kanë arritur asgjë.

Në mesin e këtyre parashikimeve të dështuara ishte data e fundit e 21 dhjetorit, kur pritej që një eklips diellor të shënonte fundin e ditës.

Begley shpjegoi: “Sigurisht, pleqtë e Maya-ve thanë se mund të ishte fundi i botës më 21 qershor. Por ata gabuan. Më 21 dhjetor 2021, Jupiteri dhe Saturni hyjnë 0,1 gradë nga njëri-tjetri dhe krijojnë yllin më të ndritshëm në qiell, që nga ylli i Betlehemit. Pra, kjo është aq e rrallë dhe do të jetë në solsticin e dimrit më 21 dhjetor 2021”. 

(Kosova Sot Online)