Burri që e pa fantazmën e motrës së tij në natën që ajo kishte vdekur

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 15:01
Burri që e pa fantazmën e motrës së tij në natën që ajo kishte vdekur

Një tregim i frikshëm i J.L. Sanborn-it së fundmi ka shkaktuar reagime nga më të ndryshmet. Në tregimin e tij ai thotë: "Unë jetoj me nënën time në një shtëpi relativisht të vjetër, që përpara ka një oborr të gjerë. Deri para dy vitesh, bashkë me ne, në këtë shtëpi ka jetuar edhe motra ime Emma, mirëpo, që prej kur ajo ishte martuar para dy vitesh, unë pata mbetur i vetëm me nënën time. Një natë u pata kthyer vonë nga puna dhe pasi që pata ngrënë darkë, pata dalë në ballkon për ta tymosur një cigare, para se të shkoja në shtrat.

Mirëpo, ajo që pata vërejtur në oborr nuk më pati lënë të fle gjatë gjithë natës. Në një skaj të oborrit, në vendin e preferuar të motrës sime, ishte shfaqur fytyra e saj e buzëqeshur. I frikësuar u pata futur brenda dhe i pata treguar nënës, e cila më të dalë jashtë pati vërejtur të njëjtën gjë. Menjëherë patëm filluar të frikësoheshim për gjendjen e Emma-s dhe të nesërmen më e keqja u patë realizuar. Emma kishte vdekur në momentet kur ishte shfaqur në oborrin tonë".

(Kosova Sot Online)