Dëshmitë më të forta rreth ekzistimit të alienëve!

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 14:54
Dëshmitë më të forta rreth ekzistimit të alienëve!

Dëshmitë antike

Ndoshta është lehtë të refuzohen si të pabesueshme dëshmitë që flasin për "zbulimet" e shumta në Mars, respektivisht në fotot që i dërgon roveri "Curiosity", është më vështirë të refuzohen dëshmitë më të vjetra, për ekzistimin e alienëve. Piktura "Madonna me Saint Giovannino", e cila njihet si piktura me UFO, është bërë në shekullin XV dhe paraqet Virgjëreshën Mari dhe, në prapavijë, një njeri me qen shikojnë një objekt të ngjashëm me disk, pra një UFO. Dhe, kjo pikturë nuk është e vetme. Ka dëshmi të shumta, që nga vizatimet antike në shpella, e deri te rrotujt sanskrite, ku paraqiten jashtëtokësorët. Në qytetin antik Parakas të Perusë, arkeologët kanë gjetur mbetjet e mumifikuara me kafka të zgjatura, që datojnë nga viti 300 para erës së re. Të dhënat statistikore Në vitin 1961, astronomi Frank Drake doli me një formulë me të cilën mund të llogariteshin gjasat për ekzistimin e jetës jashtë tokës, duke marrë parasysh një numër faktorësh, duke përfshirë edhe numrin mesatar të planetëve të aftë që të kenë jetë. Kjo ishte implementuar në vitin 2001.

Rezultati tregoi se ekzistojnë me qindra mijëra planetë të tillë, që mund të kenë jetë. Pohimet e astronautëve Nëse është për t'iu besuar raporteve për takim me UFO, atëherë raportet më të besueshme duhet të jenë ato të astronautëve, të cilët edhe janë njerëzit e vetëm që kanë qenë në gjithësi. Lista e astronautëve që kanë pohuar të kenë parë alienë është e gjatë, duke përfshirë edhe emrat, si: Edgar Mitchell, Cady Coleman dhe Dr. Brian O'Leary.

Shumë prej tyre thonë se edhe Qeveria amerikane është në dijeni të ekzistimit të alienëve. Edhe Buzz Aldrin ka folur rreth përjetimit të tij në bordin e anijes "Apollo 11" kur kishin vërejtur dikë përkrah tyre. Dosjet qeveritare Derisa disa presidentë të SHBA-së kanë publikuar dosje sekrete rreth UFO-ve, ku Jimmy Carter përshkroi takimin e tij personal me UFO-t, të tjerët as që kanë pasur qasje në këto dosje. Vetë Bill Clinton ka thënë se nuk e kanë njoftuar me dosje të tilla. Në anën tjetër, Clinton ka thënë se beson në ekzistimin e alienëve...  

(Kosova Sot Online)