Si iu përgjigj Genc Prelvukaj pyetjeve në '8A8' me Adelina Ismailin!

  • A.P /
  • 09 June 2021 - 20:11
Si iu përgjigj Genc Prelvukaj pyetjeve në '8A8' me Adelina Ismailin!

Në emisionin "8A8", të Divës Adelina Ismaili, ishte i ftuar rep artisti i njohur Genc Prelvukaj, i cili u përgjigj në shumë pyetje rreth jetës dhe karrierës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ndër të tjera, Prelvukaj, ka theksuar se doli publikisht si anëtar i PDK-së, pasi që njerëzit e kuptonin politikën si çështje personale dhe se nuk e dëmtonte atë në politikë.

Genci, tutje ka treguar se sa gjatë, ka punuar si këshilltar politikë në Ministri të Kulturës dhe në Ministri të Bujqësisë.


Ai ka thënë se është mirë që PDK, ta bëjë një autokritikë që duhet ta ndryshonte paksa këtë parti.

"Njëra prej arsyejeve që jam tërhequr është se vjen një moment kur ti ke kundërshti brenda për brenda dhe largohesh. Unë vazhdoj të jem anëtar i thjesht i Partisë Demokratike të Kosovës, por jam zhveshur nga të gjitha funksionet, për shkak të asaj se nuk kam dashur të ndërlidhëm me gabimet e dikujt tjetër në parti”.

“Ka pasur disa individë që nuk kanë punu sipas rregullave të partisë, por sipas interesave personale, unë për këtë arsye jam tërhjekë”, ka thënë Prelvukaj.

Emisionin e plotë "8A8" me Adelina Ismailin, mund ta shikoni në videon në vijim.

 

(Kosova Sot Online)