
Lexoni edhe:
Dua Lipa arrin një sukses të ri
Agjencitë hapësinore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë po shpresojnë që të bashkëpunojnë për misionin e ri në hënë. Si pjesë përgatitore për këtë mision agjencitë hapësinore po planifikojnë që fillimisht të dërgojnë disa robotë në hënë, për të vlerësuar nëse në sipërfaqen e satelitit të Tokës ka ujë dhe lëndë të parë të mjaftueshme sa për të krijuar oksigjen. "Ne duhet të shkojmë në Hënë", ka thënë profesori Igor Mitrofanov nga Instituti për Kërkime Hapësinore në Moskë.
Dua Lipa arrin një sukses të riLexoni edhe:
"Shekulli i njëzetenjëtë do të jetë shekulli, kur civilizimi njerëzor do të shkojë në Hënë dhe shteti ynë do ta jap kontributin e vet në këtë drejtim", ka shtuar ai. Mirëpo, një risi e madhe është se për dallim nga herët e kaluara, kur Rusia dhe SHBA-ja gjithmonë kanë konkurruar me njëra-tjetrën në këtë aspekt, kësaj here pritet një bashkëpunim ndërkombëtar, për një të arritur shumë të madhe.
(Kosova Sot Online)