Pamje: Kina dërgon me sukses tre astronautë në hapësirë

  • E.K /
  • 17 June 2021 - 09:54
 Pamje: Kina dërgon me sukses tre astronautë në hapësirë

Kina e ka nisur me sukses dërgimin e tre astronautëve në orbitën e Tokës. Ata do të vendosen në stacionin e ri hapësinor të këtij shteti në hapësirë.

Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo pritet të qëndrojnë tre muaj në modulin Tianhe, rreth 380 kilometra larg Tokës. Ky do të jetë misioni më i gjatë i Kinës me njerëz brenda fluturakes dhe i pari në gati pesë vjet.

Të enjten, kapsula Shenzhou-12 u nis me sukses drejt qiellit përmes raketës Long March 2F, shkruan BBC,

(Kosova Sot Online)