Shoferi pretendon se UFO-t e detyruan t'i shkelte rregullat e komunikacionit

  • A.P /
  • 23 June 2021 - 15:00
Shoferi pretendon se UFO-t e detyruan t'i shkelte rregullat e komunikacionit

Kur policia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishte ndalur një vozitës, pasi që ky i fundit ishte futur në shtegun e destinuar për autobus, ata ishin përgatitur që do t'ia jepnin një dënim meritor dhe të vazhdonin tutje. Mirëpo, tregimi që e kishin dëgjuar nga vozitësi kishte bërë që shkelja e ligjit të shkonte në gjykatë.

Kjo pasi që shoferi kishte thënë se ishte në dijeni të asaj se kishte bërë një gabim të madh gjatë vozitjes, mirëpo kishte shtuar që ai kurrë nuk do ta kishte bërë një gjë të tillë, sikur të mos kishte qenë i ndjekur nga UFO-t. Ai ka pretenduar se para se të futej në shtegun e autobusëve, për disa minuta ishte ndjekur nga një pjatë fluturuese. Gjithsesi, kjo gjë nuk ishte besuar nga gjykatësi dhe ai ishte dënuar.

(Kosova Sot Online)