Një UFO pritet të ndeshet me Tokën!

  • A.P /
  • 25 June 2021 - 14:42
Një UFO pritet të ndeshet me Tokën!

Në nëntor pritet që në Tokë të bjerë një objekt i panjohur, i cili është quajtur WTF1190F. Pritet që ai të bjerë në Oqeanin Indian, rreth 65 km larg skajit verior të Shrilankës, më 13 nëntor në orën 6:20 UTC.

Mendohet se ky objekt, me gjatësi deri në 2 metra, mund të jetë pjesë e ndonjë rakete nga misionet e kaluara lunare, apo edhe pjesë e ndonjë fluturakeje të programit "Apollo", që ka qëndruar në hapësirë për më shumë se 40 vjet. Astronomët e Agjencisë hapësinore evropiane (Esa), në zyrën e tyre në Holandë, janë duke monitoruar këtë objekt me vëmendje, duke thënë se ai mund t'u ndihmojë atyre që të kuptojnë sesi objektet e bëra nga njeriu ndërveprojnë në hapësirë. 

(Kosova Sot Online)